“Pjesëmarrje në grupe terroriste”, ky është identiteti i personit të arrestuar në Ferizaj

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00, në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar një person.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Bekim Halitin, i moshës 45 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’ me dënim burgimi prej, 2 vite e 5 muaj.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Indeksonline/