75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / L K

Pjesëtarë të EULEX-it e të KFOR-it vendosen mbi objektet afër urës së Ibrit

Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it të mërkurën paradite janë vendosur mbi objektet afër urës së Ibrit, raporton RTK.

Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.

Veton Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.

Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.