75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / MSH

Pjesëtarë të stafit të Ambasadës amerikane asistohen nga Policia e Kosovës në poligonin e qitjes

Policia e Kosovës ka mbështetur dhe asistuar pjesëtarë të stafit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, në trajnimin e tyre për kualifikim të përdorimit të armëve.

PK-ja i ofroi ambasadës poligonin e qitjes, ku morën pjesë stafi i sigurisë dhe rojat e sigurisë së Marinës amerikane, shkruan IndeksOnline.

Aty ishin prezentë edhe zyrtarët policorë të PK-së, të cilët ishin të angazhuar në mbrojtjen e pjesëmarrësve dhe këshillat për përdorimin e armëve.

“Ky trajnim rrit gatishmërinë për emergjenca, forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe ndihmon në mbajtjen e ambasadës dhe vendeve tona të sigurta”, deklaroi ambasada.