75 Mall Live Search
22:43 / E Premte, 27 Qershor 2025 / FR

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje në Vushtrri lavdërohen nga SHBA-ja

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një qytetareje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri, janë lavdëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht “ Diplomatic Security Service (DSS)”, institucion në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, e që kanë ndihmuar Policinë e Kosovës me trajnime të ndryshme. 

“Krenar të shohim ndikimin direkt të trajnimeve të DSS dhe Ambasadës së SHBA në Prishtinë, përmes Programit kundër terrrorizmit. 

“Policia e Kosovës – Njësia Speciale Hetuese (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, me guxim i dha ndihmën e parë një qytetareje në nevojë. Ky është rezultati i  partneriteteve efektive dhe zhvillimit profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës!”, thuhet në reagimin e DSS.