Pjesëtari i Njësisë Speciale i ofron ndihmën e parë të aksidentuarit, në Viti

Një pjesëtar i Njësisë Speciale FIT është parë duke i ofurar ndihmën e parë një person që është aksidentuar me motor.
Një lexues i IndeksOnline ka dërguar pamje nga ky aksident ku një motorist ishte goditur nga një veturë në lëvizje.
Kësisoji, vozitësi i motorit ka mbetur i lënduar, me ç’rast pjesëtari i FIT i ka ofruar ndihmën e parë.
Rasti ka ndodhur në Viti, saktësisht në Pozheran./IndeksOnline/