75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pjesëtari serb i FSK-së sulmohet nga dy persona

Një pjesëtar serb i FSK-së, gjersa ishte duke udhëtuar me veturë private në fshatin Mogillë të Kllokotit, është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Personat e panjohur ia kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës, transmeton Indeksonline.

 Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi. Njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar./Indeksonline/