Pjesëtarja e FSK-së përfundon një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë të ushtrisë amerikane

Toger Vesa Ibrahimi është pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Rengerëve të Ushtrisë Amerikane.
Për këtë sukses të saj ka shkruar Ambasada amerikane në Kosovë, e cila uroi Ibrahimin dhe tha se ky “është një moment krenarie” që garanton sigurinë e vendeve tona.
“Urime për Toger Vesa Ibrahimin, që u bë pjesëtarja e tretë e FSK-së që përfundoi një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Renxherëve të Ushtrisë Amerikane! Nga udhëheqja e operacioneve komplekse nën stres ekstrem deri te lundrimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Toger Ibrahimit pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona. Një moment krenarie”, shkroi ambasada.