10:30 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitën një banesë, arrestohen dy persona në Gjilan

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët të martën kishin plaçkitur një banesë, duke vjedhur gjësende me vlerë

Sipas policisë, gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, derisa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i policisë:

Me 05 qershor 2018, rreth 22:30, Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës  ka raportuar se  persona të panjohur, në Rrugën “Isa Boletini”, në Gjilan nga banesa e tij kanë vjedhur një TV-Plazma ,,LG’’ dy kompjuterë Lap-Top’’ si dhe dy ore dore, një çantë të zeze në të cilën kishte pasur bizhuteri për femra.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit përmes rrugëve operative kanë arritur që ti lokalizojnë dy të dyshuar të maskuar duke bartur gjësendet e vjedhura.

Të dyshimtit  janë përcjellë dhe vëzhguar të cilët ishin duke lëvizur me një veturë Taxi, Golf 4 karvanë me targa 06 ku pas ndalimit dhe kontrollimit në bagazh janë gjetur gjësendet e vjedhura. Të njëjtit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetues policor në prani të avokatëve mbrojtës, ku janë gjetë prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në veprën penale, “Vjedhje e rëndë”.

Ankuesit i janë kthyer gjësendet pasi i ka identifikuar  se janë pronë e tij. Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj dy të dyshuarve lëshohet vendimi mbi ndalimin për 48 ore.

Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/

 

Temat: