75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Plaçkitet Maxi 24h te Rruga B

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione rreth një grabitje  të një marketi që gjendet në Rrugën B.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për marketin Maxi 24h.

Sipas policisë, punëtorët e marketit dy femra dhe një mashkull, kanë raportuar se dy persona të panjohur me maska të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar  se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur  kanë grabitur para kesh nga arka  dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/