19:17 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Plaçkitet një bankë në Shkup

Një grup i armatosur plaçkiti sot degën e NLB Bank në Shkup dhe u arratis me një ‘gjah’ prej 115,000 eurosh.

Vjedhja ndodhi në qendrën tregtare të Sarajit dhe banka njoftoi se asnjë nga punonjësit apo klientët nuk u lëndua.

Agjencia MIA njoftoi se dega e bankës NLB pritet të rihapet nesër, ndërkohë që kanë nisur hetimet në lidhje me rastin.