Plaçkitja e armatosur e një banke në Prishtinë, policia jep detaje

Para pak minutash IndeksOnline ka raportuar për një plaçkitje në një filial banke, në Prishtinë.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit./IndeksOnline/
