75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 29 Janar 2026 / F.R

Plaçkitja në Pejë, vlera mbi 1000 euro, ky është i dyshuari

Të mërkurën, dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve i armatosur me armë të ftohtë, kanë grabitur një këmbimore parash në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se vlera e plaçkitjes dyhohet të jetë mbi 1 mijë euro. Sipas të njëjtave burime, njëri nga të dyshuarit është Trim Belegu, i njohur për policinë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka bërë të ditur për IndeksOnline se dy persona të dyshuar, të maskuar, kanë hyrë në këmbimoren e parave, ku njëri prej tyre dyshohet se mbante thikë.

“Nën kërcënimin e armës së ftohtë, të dyshuarit kanë kërkuar para nga punëtorja e këmbimores. Ajo ua ka dorëzuar paratë, ndërsa shuma e saktë ende nuk dihet. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia”, ka deklaruar Gashi./IndeksOnline/