75 Mall Live Search
08:24 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Plaçkitje e armatosur në një restorant në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 23:12 në rrugën “Tahir Zajmi” është plaçkitur një restoran në Prishtinë.

Katër meshkuj kanë raportuar se derisa kishin qenë në vendin e punës në një restorant, aty brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar./Indeksonline/