Plaçkitje me armë në Prishtinë
Ditën e djeshme në qytetin e Prishtinës, në rrugën “UÇK” ka ndodhur një plaçkitje me armë.
Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në një lokal mikro financiar, aty kishte hyrë një person i panjohur dhe nën kërcënim të mjeteve të mprehta, ka grabitur 40€ para dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes më pas kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për të lënduar.