Grabitja e armatosur në Suharekë, dyshohet se mbeti i plagosur dhe njëri nga hajnat

Një plaçitje e armatosur ka ndodhur pak minuta më parë në një argjendari në Suharekë.
Plaçitësit e maskuar e të armatosur kanë lidhur shitësin e argjendarisë dhe janë gjuajtur me armë zjarri me policinë e Kosovës.
Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një polic.
Ndërsa dyshohet se i plagosur ka mbetur dhe njëri nga hajnat të cilët kanë plaçkitur agjendarinë.
Polici i cili u plagos nga gjuajtja me armë, me hajnat në aksion është Avdullah Hoxha.