Plagos shokun e tij, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar pasi aksidentalisht ka plagosur shokun e tij, njofton Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë, arma me të cilën është kryer plagosja ende nuk është gjetur.
“Me 08.04.2019 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri shokun e tij. Arma është në kërkim, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Indeksonline/