14:29 / E Diele, 12 Korrik 2020

Plagosen 3 persona në qendër të Mitrovicës

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.

Incidenti ka ndodhur dje, gjysmë ore pas mesnatës. I dyshuari gjendet në arrati.

Sipas Policisë, tre personat e plagosur kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Mos i humb