75 Mall Live Search
13:04 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / S Z

Plagosen dy persona në paradën e komunitetit LGBTQ+ në New York

Parada e komunitetit LGBTQ+ përfundoi me të shtëna pranë Stonewall Innit, një vend historik në qytetin e Nju Jorkut, të dielën mbrëma, sipas kryebashkiakut Eric Adams, shkruan AbcNews.

“I trishtuar që mësova për të shtënat pranë Stonewall Inn sonte, ndërsa parada e LGBTQ+ po përfundonte”, shkroi Adams në rrjetin X, duke shtuar: “Në një kohë kur qyteti ynë duhet të festojë dhe të gëzojë me anëtarët e komunitetit tonë të larmishëm LGBTQ+, ngjarje të tilla janë shkatërruese”.

ABC News raporton se dy vajza adoleshente u plagosën në këtë incident. Njëra, 16 vjeçe, u qëllua në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Tjetra, 17 vjeçe, u qëllua në këmbë dhe ndodhet në gjendje stabile në spital.

Sipas raportimeve të para, të shtënat duket se kanë ardhur si pasojë e një konflikti, ndonëse motivi mbetet i paqartë dhe deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.