75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 01 Dhjetor 2021 / AR

Plagosen dy persona në Prishtinë

Para pak minutash janë plagosur dy persona në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai./Indeksonline/