Plagoset 50-vjeçari në Mitrovicë, këto janë dyshimet e para

Sot rreth orës 10:20 në Mitrovicë është plagosur një 50-vjeçar i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e qytetit.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Sipas tij, bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut.
“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm Mitrovicë, 13 qershor 2021
Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut.
Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut.
Njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’./Indeksonline/