09:57 / E Enjte, 25 Maj 2023 / k.v

Plagoset duke lozur me armë në aheng familjar

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se gjatë një ahengu familjar duke lozur me një pistoletë është plagosur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Suhadoll i Poshtëm të Mitrovicës, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i pistoletës i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/