17:44 / E Diele, 16 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 59-vjeçar italian pasi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi.

Dyshohet se ata në fillim janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë. 59-vjeçari, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak kohë më vonë nga policia.

I riu shqiptar ndodhet i shtruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.