75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Plagoset me armë zjarri një 39-vjeçar në Prizren

Është plagosur një person me armë zjarri, në Prizren, mëngjesin e sotëm në lagjen “Bazhdarhane”.

Lajmin për IndeksOnlinen e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se në orën 8 e 50 minuta kanë marrë informatën për një të plagosur të moshës 39-vjeçare, ndërsa ka theksuar se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

“Policia në Prizren në orën 8 e 50 minuta ka marrë informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se  V.H., viti i lindjes 1982 siç kanë thënë  gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën”, tha Gashi.

Ai theksoi se ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së tij, por se njësitet e hetimit janë në fazën fillestare të tyre dhe se më vonë do të dalin me një njoftim të hollësishëm./IndeksOnline