75 Mall Live Search
21:47 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / SH F

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë

Një person është plagosur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë rreth orën 18:30.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha se i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar për në Prishtinë.

““Plagosje me armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, rreth orës 18:30. I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë policore. Hetimet në vijimësi”.

Gjurkaj tutje shtoi se i plagosuri ka marrë lëndime në dorë dhe në këmbë. Sipas tij, policia, me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, ku deri me tani ende nuk është arrestuar ndonjë person.