Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Skenderaj. Policia njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë.
Arrestimi i të dyshuarit L.R 31 vjeçar, është bërë pasi që i njëjti me armë zjarri ka plagosur viktimën mashkull kosovar.
Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i moshës 51 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, e më pas është transferuar për në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Ndërsa në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar një armë e shkurt zjarri modeli Cervena Zastava 7.62, një karikator, dy fishek, një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit L.R., 31 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për vepër penale ‘’Vrasje ne tentativë’’.