Plagoset me armë zjarri një shtetas holandez në Prishtinë
Një person, shqiptar me nënshtetësi holandeze, është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të datës 6 korrik.
Ai ishte qëlluar me armë pas një mosmarrëveshje nga një person.
Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/