Plagoset me pushkë një femër në Mitrovicë

Një viktimë, femër kosovare, është gjetur në dhomën e saj, e lënduar nga një pushkë gjuetie.
Rastin në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut e ka raportuar një ankuese, e cila e gjeti viktimën e plagosur.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Është konfiskuar pushka e gjuetisë. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.