75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 26 Korrik 2024 / k.v

Plagoset një femër në Prizren

Një femër është plagosur dje në mesditë në Prizren nga një predhë e kalibrit të panjohur.

Policia ka thënë se viktima ka pranuar lëndime të lehta trupore, transmeton IndeksOnline.

“Një femër dyshohet se ka pasuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/