23:42 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Plagoset një i mitur në Tiranë

Një konflikt është shënuar rreth orës 22:00 në Fushë Mëzez në rrugën “Lisi” në periferi të Tiranës.

Sipas policisë është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën J.H., 17 vjeç si dhe është lënduar me sende të forta Z. Q., 24 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar është një person me iniciale I. E. I cili është vënë në ndjekje nga policia.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.