15:47 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Plagoset një infermier në QKUK

Është plagosur një infermier i Urologjisë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ku përmes një postimi kërkojnë nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë, shkruan Indeksonline.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.Kryesia e Sindikatës së infermierëve”, thuhet në njoftim.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për IndeksOnline.

” Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, tha Bajram Krasniqi./IndeksOnline/