Plagoset një person, mbyllen disa kafene, e sekuestrohen armë në Prizren

Gjatë tri ditëve të fundit Polica e Kosovës, përkatësisht Drejtoria rajonale e Prizrenit ka njoftuar për disa aktivitete që ka ndërmarrë ndaj atyre që nuk kanë përfillur rregullat dhe kanë shkelur ligjin, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se një personi, në Dragash, i janë gjetur armë të gjuetisë të cilave u kishte skaduar leja.
“Më 29.01.2021 rreth orës 08:30 Stacioni policor në Dragash, njësiti i hetuesisë ishte njoftuar se personi B. N, i lindur në vitin 1962, mbante dy armë të gjuetisë, të cilave u kishte skaduar afati dhe se dyshohej se me këto armë ai zhvillonte gjueti ilegale.
Pas njoftimit të prokurorit kujdestar ai është sjell në stacion, ku i dyshuari kishte pranuar se mbante në shtëpinë e tij dy armë me afat te skaduar të lejeve duke mohuar se bënte gjueti ilegale”, njofton policia.
Ai është liruar pas procedurave të ndjekura nga policia. Ndërsa një tjetër rast ka ndodhur në fshatin Doberlan të Suharekës. Një personh kishte kërkuar ndihmë në emergjencë meqë ishte plagosur me pushkë gjuetie, në shpëtuën e këmbës së majtë.
“Pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF-Suharekë, ai me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe pas trajtimit që ka marrë atje është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Policia në vendngjarje ka konfiskuar një pushkë gjuetie e llojit ‘Zastava’, me të cilën dyshohet se është plagosur i dyshuari, si edhe 16 fishekë të kalibrit 16mm të po kësaj arme.
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda iniciohet rasti me procedurë të rregullt”, thekson policia.
Po ashtu policia më 31 ka mbyllur një lokal kafene me seli në Qendrën Zejtare nr.2 në Suharekë si edhe i kanë shqiptuar gjobë. Arsyeja e mbylljes ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të vendimeve të Qeverisë (mbajtja e lokalit hapur) dhe iniciimit të rastit po më 31 janar 2021 rreth orës 03:30 si “Lëndim trupor”. Lokali është mbyllur për 72 orë nga inspektorët sanitarë.
Nga ana tjetër të dielën një person ka raportuar se përderisa ishte në oborrin e tij, në një moment ka dëgjuar dy apo tri (2 – 3) krisma të armës, e që dyshon që krismat kanë ardhur nga prona e një personi të dyshuar. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar policinë të marrë veprime, njësia policore ka kontaktuar te dyshuarin N.M. i lindur në vitin 1968 i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën “Zastava” e prodhimit jugosllav, M59/66, 7.62×34 mm, pa fishekë. Gjatë hetimeve është lokalizuar vendi ku ka pasur te shtëna dhe aty është gjetur një (01) gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm. Arma dhe gëzhoja janë sekuestruar dhe rasti çohet në procedurë të rregullt.