Plagoset një person me armë zjarri, arrestohet një i mitur në Gjakovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Shefqet Alija” në Gjakovë, ku një i mitur ka plagosur me armë zjarri një person pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa pas ndërhyrjes së forcave të rendit, i dyshuari është arrestuar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja, transmeton IndeksOnline.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit./IndeksOnline/