75 Mall Live Search
21:38 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Plagoset një person me armë zjarri në Mitrovicë, policia kap të dyshuarin

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.

“Sot rreth orës 17:58, është raportuar për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Sami Gashi”, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënese e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor drejt QKUK-së.

“Viktma është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, kurse për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK Prishtinë”.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe arma e cila dyshohet që është përdorur në rast, është konfiskuar nga policia./Indeksonline

FOTO ILUSTRIM