75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 27 Gusht 2024 / L K

Plagoset një person në Ferizaj, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vrasje në tentativë në fshatin Greme të Ferizajt.

Një person është dërguar në QKUK për trajtim pasi ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.