75 Mall Live Search
10:47 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / k.v

Plagoset një person në Gjakovë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë të armës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi” rreth orës 21 e 40 minuta, transmeton IndeksOnline.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me urdhër të së cilit është iniciuar rast”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/