Plagoset një person në Gjakovë, autorët ikin nga vendi i ngjarjes
Një person është plagosur të dielën në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa viktima është plagosur në këmbë.
“Gjakovë, 21.12.2025 – 19:23. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi që dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim. Rasti është në procedurë hetimore./IndeksOnline/

