75 Mall Live Search
10:10 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Plagoset një person në Isniq të Deçanit, arrestohet i dyshuari

Dje rreth orës 15:00 në qytetin e Deçanit, saktësisht në fshatin Isniq, është plagosur një person.

I dyshuari gjaë një konflikti të çastit me viktiminë, kishte nxjerr armën dhe e ka plagosur në këmbë, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/