09:31 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / k.v

Plagoset një person në Krojmir, arrestohen tre të dyshuar

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në Krojmir të Lipjanit, transmeton IndeksOnline.

Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran e prej aty është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se në lidhje me rasin janë arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/