75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 20 Shtator 2024 / S Z

Plagoset një person në Mitrovicë, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

Zaiti ka thënë se i plagosuri tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.  Ndërsa njësitë relavante, po i vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar  për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, tha Zaiti./Indeksonline/