75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 04 Maj 2023 / LB

Plagoset një person në Prishtinë, Policia identifikon të dyshuarin

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të se enjten në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësore, ndërkohë bëhet me dije personi i dyshuar është identifikuar dhe ndodhet në arrati.

Deklarata e plotë e Ahmetit për IndeksOnline:

Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.