Plagoset një person në Prishtinë, policia në kërkim të të dyshuarve

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Plagosja ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterenik të Prishtinë, raporton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë dhe deri më tani nuk është njoftuar për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve./IndeksOnline/