75 Mall Live Search
15:14 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / S Z

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prizren. I plagosuri është dërguar për trajtim dhe se gjendet tashmë në Spitalin e Prizrenit.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti,  ka thënë për Indeksonline se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile.

“ Rreth orës 13:20 tek ne ka ardhur një person i plagosur me armë zjarri. Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, tha ai./Indeksonline/