75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 07 Mars 2025 / k.v

Plagoset një person në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 marsit 2025, në Prizren, ku një person është qëlluar me armë zjarri, transmeton IndeksOnline. 

Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka hapur zjarr ndaj viktimës, duke i shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile. 

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tek i dyshuari një pushkë automatike, dy karikatorë, shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/