75 Mall Live Search
22:36 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Plagoset një shqiptar në Itali

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në La Spezia të Italisë, raportojnë mbrëmjen e sotme mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur e populluar “Canaletto”, para një bari, raporton “Gazzetta di Parma”.

Shqiptari është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë.

Sipas raportimeve të para, i plagosuri u transportua në spitalin Sant’Andrea të Spezia-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Karabinierët kanë rrethuar zonën ku ndodhën të shtënat. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.