75 Mall Live Search
10:50 / E Premte, 11 Tetor 2024 / k.v

Plagoset një zyrtare policore në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është plagosur me armë zjarri një zyrtare policore në Prishtinë. Dyshohet se ajo është plagosur aksidentalisht nga një kolegu i saj.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur brenda stacionit policor – Jugu.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për IndeksOnlinen se Inspektorati Policor po merret me rastin./IndeksOnline/