75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / k.v

Plagoset rëndë një 58-vjeçare në Podujevë

Mbrëmë në ora 23:50, është marrë informata për një rast plagosjeje me armë zjarri në rrugën “Hasan Prishtina”, në Podujevë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur: SH.ZH., 58-vjeçe, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore. Janë sekuestruar dy armë zjarri: Një revole e tipit “GLOCK” dhe një revolver i tipit “ZASTAVA”, si edhe 30 fishekë.

Ndërlidhur me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar: N.ZH., mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe M.ZH., mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar për lëndim të rëndë trupor si edhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve./IndeksOnline/