18:24 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Plagoset rëndë një djalë i ri në Tiranë, akuzohen i mituri me të atin

Një i ri po lufton me vdekjen në spital pasi u plagos rëndë nga një djalë i mitur dhe babai i tij.

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu u procedua në gjendje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç.

Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë me sende të forta dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm por vetëm para pak minutash u konfirmua zyrtarisht nga policia e Tiranës.

Ajo nuk konfirmoi shkaqet e ngjarjes dhe arsyet pse ishin konfliktuar i riu me atë e bir.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. /noa.al/