09:50 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Plagoset rëndë reperi i famshëm

Është plagosur rëndë reperi i famshëm amerikan.

Reperi Lil Reese u qëllua në qafë të hënën pasdite jashtë Chicikagos dhe është në gjendje kritike.

Ai menjëherë është shtruar në spital në shtetin e tij në Illinois.

Sipas Country Club Hills PD, policia është thirrur në vendin e ngjarjes ku sipas saj ajo gjetën një makinë me gjak të freskët në sediljen e shoferit dhe në tokën ngjitur me derën e shoferit.

Mbetet ende e paqartë se çfarë çoi në të shtënat me armë, ndërsa policia po e heton rastin./Indeksonline/