75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Plagoset roja i shtëpisë së një biznesmeni në Prishtinë, këto janë detajet

H.Musaj (1979) roje në shtëpinë e një biznesmeni në lagjen “Melodia” në Prishtinë, është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se plagosja ka ndodhur në shtëpinë e biznesmenit (emër i njohur për redaksinë).

Ky i fundit sipas informacioneve që ka pranuar policia, kishte disa probleme me një person.

Shtëpia e të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë) është kontrolluar nga policia por nuk kemi mundur të sigurojmë informacione nëse ai është arrestuar.

IndeksOnline do t’iu mbajtë të informuar për rastin…