75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 26 Maj 2023 / L K

Plagosi me armë zjarri një person, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri kështu duke shkaktuar incident.

I dyshuari ka plagosur një person, i cili më pas ka pranuar tretmanë mjekësor.

Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  duke e plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorë në rast. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.